UEFA në takim me sekretarët e federatave të futbollit diskutoi për mundësitë e rifillimit të kampionatit
UEFA zhvilloi ditën e sotme një video konferencë me 55 Sekretarët e Përgjithshëm të federatave anëtare.
Gjatë saj u diskutuan për mundësitë e ndryshme të rifillimit të kompeticoneve futbollistike të femrave dhe meshkujve.
Në fillim të mbledhjes u prezantuan disa opsione kalendarësh në lidhje me skuadrat kombëtare dhe ndeshjet e kompeticioneve të klubeve.
Këto vendime pritet të merren gjatë ditës së enjte kur do të zhvillohet dhe mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Aty do të jepen edhe direktivat e plota për vazhdimin e procesit.
Mbledhjen e sotme e ka përshëndetur dhe Presidenti Aleksandër Ceferin, i cili falënderoi dhe të gjitha federatat për masat e marra në luftën kundër koronavirusit.