14 raste të reja me virusin korona, në total 562 persona të infektuar në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus, nga të cilët 1 është personel mjekësor në Shkodër, transmeton OraNews.

Shtatë raste të reja janë në Krujë dhe 5 në Tiranë. Ndërsa në total, deri tani janë konfirmuar me COVID-19, 562 persona.

Task forca e ministrisë së Shëndetësisë bëri të ditur se janë 222 persona të infektuar aktivë

10% e të testuarve pozitiv me COVID-19

Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve.  Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën.

314 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314.

Aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

26 persona kanë humbur jetën

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button