Qeveria mori masa të veçanta për Tetovën, Kumanovën dhe Prilepin

Qeveria e RMV-së sot në mbledhjen e 43-të të zhvilluar online, shqyrtoi dhe miratoi propozimet e shtabit të krizës për masat që duhet të merren në të ardhmen për t’u përballur me pandeminë dhe pasojat e saj. Për qytetet: Tetovë, Kumanovë dhe Prilep u vendos që të merren masa të veçanta si rezultat i shtimit të numrit të rasteve në këto qytete, njofton Portalb.mk.

Një pjesë e donacioneve nga pajisjet mbrojtëse që Maqedonia e Veriut i ka pranuar t’u jepen komunës së Tetovës, Kumanovës dhe Prilepit.

  • U vendos që të ndërpritet transporti publik dhe privat, më saktë të gjitha hyrjet dhe daljet në Tetovë nga komunat e Pollogut dhe të Shkupit (kjo ndalesë vlen vetëm për transportin e organizuar me autobusë dhe furgonë).
  • Dekret për mbajtje obligative të maskave pas daljes nga shtëpia (në rrugë, hapësira publike, në punë, në dyqane) në komunat: Tetovë, Kumanovë dhe Prilep. Mund të përdoret maskë medicinale, por edhe maska prej materialeve tjera, shami ose shall. Me rëndësi është të mbulohen hunda dhe goja.
  • Do sillet Dekret i veçantë për dënime të detyrueshme për shkeljet e rekomandimeve në vijim: grupim të më shumë se 2 personave dhe mosmbajtja e distancës. Policia duhet të sigurojë fotografi të shkeljes (për veprim të mëtutjeshëm). Dënimet do të lëvizin ndërmjet 1000 dhe 1500 denarësh.
  • Dekret që bankat t’i respektojnë të njëjtat rregulla para dhe brenda hapësirave të tyre njësoj si marketet.
  • Dekret për detyrim për pajisje mbrojtëse për punëtorët në shitore, barnatore dhe markete.
    Definimi i numrit të njerëzve në 100m2.
  • Mënyra speciale e pagesës së subvencioneve dhe pensioneve në 2 javët e ardhshme (tanimë ka protokoll të propozuar për subvencionet).
  • Dekret për të gjitha TV/Radio për sigurimin e 5 minutave kohë për transmetim të mesazheve informative të përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria lidhur me COVID19.
  • Ndërmarrjet të cilat shesin pajisje mbrojtëse duhet të ruajnë përqindje të caktuar të maskave për nevojat e institucioneve shtetërore. Qeveria e obligoi Ministrinë e Shëndetësisë të përgatisë dhe të paraqesë për seancën e ardhshme dekret me fuqi ligji që do të rregullojë juridikisht mënyrën e zbatimit, përdorimit, pajisjet e nevojshme mbrojtëse si dhe për të rregulluar çështjen e shumës minimale të detyrueshme (rezervës) që duhet të kenë prodhuesit e maskave për nevojat e institucioneve shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button