RMV, 36 raste të reja me virusin korona, gjithsej 1117 të infektuar, 3 të vdekur
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 36 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, njofton Portalb.mk. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1117 persona ndërsa raste aktive janë 929. Kanë ndërruar jetë 3 persona.
Sipas të dhënave të ministrisë, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë dy persona, një 85 vjeçare nga Kumanova dhe një 77 vjeçare nga Krusheva.
Sot në evidencë është shtuar edhe një pacient i vdekur para tre ditëve nga Labunishta, në spitalin “Filipi i Dytë”. Ai ka qenë pozitiv në testin e koronës dhe sot mjeku amë i tij ka njoftuar se ka ndërruar jetë.
Janë shëruar 18 persona, 11 nga Klinika në Shkup, 2 nga Spitali në Dibër dhe 5 që kanë qenë në mjekim shtëpiak.
Me këtë numri i të shëruarve është 139 ndërsa i të vdekurve 49.
Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:
– Shkup 22
– Kumanovë 4
– Strugë 3
– Prilep 3
– Strugë 1
– Veles 3
– Manastir 1
Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1117 persona. Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:
- Shkup – 389
- Kumanovë – 310
- Prilep – 103
- Strugë – 53
- Dibër – 51
- Tetovë – 48
- Veles – 43
- Shtip – 32
- Koçan – 26
- Manastir – 16
- Gostivar – 12
- Ohër – 7
- Gjevgjeli – 4
- Radovish – 4
- Kriva Pallankë – 4
- Kavadar – 4
- Krushevë – 3
- Strumicë – 2
- Probishtip – 2
- Kërçovë – 2
- Negotinë – 2
Në 24 orë e fundit janë bërë 437 testime. Nëpërmjet: IShP-së – 230, Fakultetit të Veterinarisë – 20, Avicena – 22, Biotek – 35 dhe Filipi i Dytë – 130. Gjithsej, deri më tani në vend janë bërë 10.859 testime.
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/