Kumanovë, një grua e moshuar dhe dy të punësuar në Shtëpinë e të Moshuarve të infektuar me virusin korona

Një grua e moshuar dhe dy të punësuar nga Shtëpia për Persona të Moshuar “Zafir Sajto” më Kumanovë janë pozitiv në virusin korona, kumtuan nga institucioni. Rezultatet i ka konfirmuar edhe Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë, njofton Portalb.mk.

“Të punësuarit janë në izolim prej 7 prillit, kur janë testuar me të punësuarit e tjerë nga personali. Testimi u iniciua pas një rasti fatkeq të kthimit nga mjekimi i një shfrytëzueses sonë e cila paraprakisht ka qenë e hospitalizuar për shkak të problemeve tjera shëndetësore dhe është vendosur në Shtëpinë në dhomë për izolim”, deklaroi drejtori i institucionit, Dejan Stojanovski.

Në Shtëpinë e të Moshuarve nuk ka të infektuar tjerë, as mes shfrytëzuesve, por as mes të punësuarve. Nga fillimi i shpërndarjes së virusit korona, shtoi Stojanovski, janë ndërmarrë masa dhe të punësuarit shfrytëzojnë pajisje mbrojtëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button