Virusi korona dhe diabeti, çfarë flasin të dhënat? flet endokrinologu Irfan Ahmeti

Marrë parasysh se personat me diabet hyjnë në kategorinë me rrezikshmëri më të lartë në rast të infektimit me virusin korona, biseduam me endokrinologu Irfan Ameti për atë se si personat me diabet të menaxhojnë këtë situatë më lehtë, njofton Portalb.mk.

Disa herë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) por edhe nga Ministria e Shëndetësisë kanë potencuar faktin se personat me diabet mund të kenë simptoma të rënda dhe komplikime në rast të infektimit, por kjo nuk vlen në qoftë se të njëjtit diabetin e kontrollojnë mirë paraprakisht.

E për atë se si të mbahet në kontroll diabeti këto ditë kur edhe lëvizja e lirë është kufizuar, folëm me mjekun specialist të kësaj fushe, Irfan Ameti, sipas të cilit është shumë e rëndësishme të kenë kujdes me mënyrën e të ushqyerit dhe të adaptojnë atë sipas vlerave të sheqerit në gjak dhe aktivitetit fizik.

“Mbi të gjitha për personat të cilët janë me sëmundje kronike, por sidomos me diabet është shumë e rëndësishme të mbajnë në kontroll sheqerin në gjak, të njëjtit nuk duhet të ndalojnë terapinë e rregullt, përkundrazi, atë duhet ta marrin. Duhet të konsumohet sasi të mjaftueshme të ujit, pemë dhe perime, kryesisht gjithçka që ka vitaminën d. Megjithatë, në rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta për virusin korona, duhet menjëherë të konsultohet mjeku” shpjegoi endokrinologu Irfan Ameti.

Pasojat mund të jenë të rënda në rast se diabeti nuk kontrollohet mirë, kjo mund të çoje personat deri në infeksion të mushkërive apo ndryshe pneumoni, kështu tha mjeku duke përsëritur nevojën e mbajtjes në kontroll të sheqerit në gjak.

“Personat të cilët vuajnë nga diabeti, sidomos ata që vuajnë edhe nga sëmundje tjera si hipertensioni, sëmundje të zemrës, veshkave, është shumë e rëndësishme të mbajnë në kontroll sheqerin në gjak, të njëjtit nuk duhet të ndalojnë terapinë e rregullt si për diabetin ashtu edhe për sëmundjet tjera. Preferohet të konsumohet sasi e mjaftueshme e ujit sidomos në rast të temperaturës së lartë trupore, pemë dhe perime që mbajnë sasi të mjaftueshme të vitaminës C, minerale. Preferohet të konsumojnë peshk së pau dy here në javë sepse peshku ka vitaminë D e cila e rrit imunitetin, kjo vitaminë në 90% të sasive ditore merret nga dielli, prandaj dalja në diel nga 15 deri në 30 minuta në ditë është e obligueshme” shtoi Irfan Ameti.

Sipas Asanit, rekomandimet të cilat për personat e rëndom vlejnë shumë, dy tre herë më shumë duhet të vlejnë për personat me sëmundje kronike, sidomos ata me diabet, ai rekomandon izolim të këtyre personave si dhe kujdes të shtuar.

“Preferohet aktiviteti fizik, ecja 30 minuta në ditë duke ju përmbajtur distancimit fizik e në kushte të izolimit, improvizim të aktivitetit fizik në hapësirë të mbyllur. Në qoftë se kjo nuk është e mundur, preferohet të zvogëlohet konsumimi i ushqimit për 30%. Preferohet shmangia e sheqernave të gatshëm, të konsumohet buka integrale. Megjithatë, në rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta për virusin korona, duhet menjëherë të konsultohet mjeku” shpjegoi endokrinologu Irfan Ahmeti.

“Te persona me diabet dhe virusin korona, te një numër I caktuar, gjendja mund të përkeqësohet dhe të ritet rreziku i vdekshmërisë, sidomos në rast se diabeti nuk ka qenë I kontrolluar mirë. Te ky grup i pacientëve,infeksioni i mushkërive apo ndryshe siç quhet pneumoni, mund të çoj në pamjaftueshmëri të mushkërive apo ARDS, sepse dhe dëmtim të organeve tjera e që gjithë kjo të ketë për pasojë vdekjen. Personat me diabet nuk kanë rrezik më të lartë të infektohen nga virusi korona, ata kanë rrezik më të madh për komplikime. Por, në qoftë se e kanë të menaxhuar mirë diabetin, rreziku për komplikime është i ngjashëm sit e personat pa diabet” shtoi mjeku Irfan Ahmeti.

Edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë kanë publikuar një artikull me anë të së cilit këshillojnë personat me diabet për atë se si të kontrollojnë sheqerin në gjak, disa nga rekomandimet janë këto:

  • Konsumim te mjaftueshëm te lëngjeve
    • Monitorimi i nivelit të sheqerit në gjak
    • Monitorim të temperaturës
    • Nëse jeni në insulinë, monitoroni edhe trupat e ketonike
    • Ndiqni rekomandimet e ekipeve shëndetësore

Ndryshe, Sipas të dhënave aktuale, 98% e pacientëve të infektuar mbijetojnë, shumica e rasteve 80% janë me pamje të lehtë klinike dhe tregojnë vetëm simptoma minimale të ngjashme me gripin dhe njerëzit mund të shërohen në shtëpi. Një numër rastesh rreth 14% janë të rënda, dhe shumë pak rreth 5% mund të jenë kritike. Covid-19 mund të çojë në probleme serioze, siç është pneumonia (ndezje të mushkërive) apo edhe vdekje.

Kjo gjendje është më e shpeshtë te njerëzit me probleme të tjera shëndetësore, veçanërisht të moshuarit, ata me sëmundje kardiovaskulare, sëmundje kronike të mushkërive dhe shtypje të lartë të gjakut, dhe njerëzit me diabet që mund të kenë simptoma dhe komplikime të rënda gjatë infeksionit me Covid 19. Por siç u theksua më parë, nëse diabeti kontrollohet mirë, rreziku i komplikimeve serioze është i ngjashëm me atë të popullatës së përgjithshme.

Nëse njerëzit me diabet nuk e kontrollojnë mirë diabetin dhe kanë variacione të sheqerit në gjak, ekziston rreziku më i madh i një forme më të rëndë të infeksionit me Covid- 19 në krahasim me popullatën e përgjithshme, pasi aftësia e trupit për të luftuar infeksionin është dobësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button