Britaniku me “rekord” gjatë qëndrimit në karantinë

Izolimi nga koronavirusi ka lënë shumë njerëz në botë të nervozuar. Megjithatë, ka të tillë si vrapuesi John Griffin që ka përdorur energjinë e tij për të mirë: ngritja në lartësinë e Mount Everestit në shkallët e shtëpisë, transmeton Koha.net.

Griffinit iu deshën katër ditë për t’u ngjitur 41 mijë hapa në shtëpinë trikatëshe në West Sussex të Britanisë së Madhe. Kjo është njëjtë sikur lartësia prej 8850 metrash, aq sa është maja më e lartë në botë.

Përpjekja e tij deri tash ka siguruar 3500 funte për një organizatë që përkrah më shumë se 1200 organizata për rezerva ushqimore.

“Si rezultat i panikut nga koronavirusi, njerëzit kanë vjedhur ushqime nëpër supermarkete dhe kjo ndihmë ka qëllim të ndërpresë këtë”, ka thënë 53-vjeçari për “Reuters”, transmeton Koha.net.

Griffin ka përdorur një program kompjuterik për të përllogaritur ecjen. Ai mbeti gati i palëvizshëm në ditën e tretë, kur nisi t’i dhimbtë gjuri, por mori këshillën e gruas së tij për të përdorur mjete të ftohta mbi dhe arriti me sukses t’i ndalte dhimbjet.

Familja e tij po e priste atë në tarracë kur ai po ngjitej në shkallët e fundit.

“Ishte një e arritur e pazakontë. Fatkeqësisht, për shkak të distancimit social, familja ime ishin të vetmit njerëz këtu”, ka thënë ai.

Griffin, që është vegjetarian, ka thënë se dieta e tij me bazë në bimë e ka forcuar në mënyrë që të vrapojë për tetë orë në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button