Filluan përgatitjet për ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë në Strumicë

Premtimi i kryetarit të Komunës së Strumicës, Kosta Janevski për ndërtimin e një kopshti fëmijësh në vendbanimin e ri në ish-kazermën në Strumicë, është duke u realizuar. Projekti është pjesë e programit të tij parazgjedhor me titull: “Jeta në Strumicë për të gjithë” , dhënë në kapitullin “Komuna për të gjithë ne” (f . 12), shkruan Vërtetëmatësi .

Aktivitetet përgatitore për ndërtimin e kopshtit të ri në lagjen e kazermës filluan më 27 shkurt 2020. Sipas planit, objekti do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 1,443 m² dhe do të ketë një kapacitet për 300 fëmijë, ndërsa periudha e planifikuar e ndërtimit është 16 muaj.

Autoritetet komunale sigurojnë që:

Kopshti i ri do të ndërtohet sipas standardeve më moderne për përkujdesjen e fëmijëve parashkollorë dhe do të zgjidh problemin e mungesës së hapësirave të kopshtit “Gëzimi i fëmijëve” në Strumicë.

Informacioni për përgatitjen e terrenit për ndërtimin e kopshtit pranë kazermave të vjetra të Strumicës është publikaur në faqen e internetit të Komunës së Strumicës, dhe është raportuar nga disa media.

Duke marrë parasysh që aktivitetet kanë filluar në drejtim të përmbushjes së premtimit, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, ky premtim merr vlerësimin “duke u realizuar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button