Edhe 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njofton se janë regjistruar edhe 14 raste të reja me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Me rastet e reja të konfirmuara nga IKSHPK-ja, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 224, ndërsa numri i viktimave është gjashtë. Në njoftimin për media, ky institut ka përfshirë edhe rastet me COVID-19 edhe në komunat e banuara me shumicë serbe.

“Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan”, thuhet në njoftim, transmeton REL.

IKSHPK-ja po ashtu njofton se edhe shtatë pacientë janë shëruar, që e çon në 37 numrin e të shëruarve në Kosovë.

Nga radhët e komunitetit serb në Kosovë janë infektuar 36 persona, ndërsa një ka vdekur.

Komuniteti serb i raporton rastet në Serbi.

Rastet e para me koronavirusin e ri në Kosovë u regjistruan më 13 mars.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button