Shtyhet afati për ekzekutimin e dënimit me burg

Qeveria e RMV-së ne Seancën e 38-të solli vendim për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve për realizmin e dënimit me burg, transmeton Portalb.mk.

Ky vendim vlen vetëm për rastet e personave që janë të dënuar deri në tre vjet burg, si dhe nuk për rastet tek të cilët nuk do të klasifikohet si lëndë e vjetër.

Në këtë vendim gjithashtu nuk bëjnë pjesë edhe rastet që janë me fletarrest ndërkombëtar.

Vendimi planifikon shtyrjen e afatit për ekzekutim deri më 1 shtator.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit, tre persona të infektuar me virusin korona kanë ndërruar jetë. Gjithashtu, janë regjistruar 18 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. MSH-ja informoi se viktima e tretë është lehona 27 vjeçare nga Kumanova, pozitive në virusin korona.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

LEXO: RMV, dy persona të vdekur dhe 18 raste të reja me virusin korona, gjithsejtë 617 të infektuar
LEXO: Virusi korona, dita e dytë me radhë me 0 raste në Komunën e Tetovës, por nuk dihet numri i të testuarve
LEXO: Kumanovë, ndërroi jetë 27 vjeçarja pozitive në virusin korona, që lindi fëmijë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button