RMV, dy persona të vdekur dhe 18 raste të reja me virusin korona, gjithsejtë 617 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit, dy persona të infektuar me virusin korona kanë ndërruar jetë, njofton Portalb.mk. Gjithashtu, janë regjistruar 18 raste të reja të të infektuarve me virusin korona.

Bëhet fjalë për një pacient nga Kumanova 73 vjeçar, si dhe në shtëpinë e tij, në Kavadar ka ndërruar jetë një pacient në moshë 44 vjeçare te i cili pas vdekjes është vërtetuar se e ka pasur virusin.

Nga Klinika për sëmundje infektive dhe febrile në Shkup kanë dalë 5 pacientë të shëruar.

4 pacientë të rinj janë pranuar në këtë Klinikë, dhe aktualisht janë shtruar gjithsej 66 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë me ventilim mekanik.

Katër pacientë të rinj të dyshuar me koronavirus u pranuan në Spitalin “8 shtatori”. Numri i përgjithshëm i pacientëve në këtë spital është 26, nga të cilët 8 janë në gjendje të rëndë dhe 3 pacientë janë në aparate të frymëmarrjes.

Nuk ka asnjë pacient të ri të pranuar në spitalin e Shtipit. Aktualisht, 4 pacientë janë shtruar në spital, nga të cilët 1 pacient me pasqyrë klinike mesatarisht të rëndë me pneumoni dhe 3 janë në gjendje stabile.

Spitali në Manastir gjithashtu nuk ka pranuar pacientë të rinj. Aktualisht 4 pacientët që kurohen në këtë spital janë në gjendje stabile.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 18 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Sipas qyteteve:
– Shkup 7
– Kumanovë 2
– Prilep 4
– Manastir 2
– Koçani 1
– Kavadar 1 (i ndjeri)
– Krushevë 1

Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 617 persona. Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

  • Shkup – 261
  • Kumanovë – 130
  • Dibër – 49
  • Shtip – 20
  • Tetovë – 29
  • Prilep  – 38
  • Strugë – 28
  • Veles – 10
  • Manastir – 8
  • Ohër – 3
  • Kavadar – 3
  • Gostivar – 4
  • Gjevgjeli – 4
  • Strumicë – 2
  • Kriva Pallankë – 3
  • Radovish – 4
  • Krushevë – 3
  • Koçan 18

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button