Ministria e Bujqësisë i prezantoi rregullat për lëvizje të bujqve gjatë orës policore

Në lidhje me ndalesën e re për lëvizje që e ka miratuar Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila hyn në fuqi prej sot në ora 16:00, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) i informon bujqit për rregullat e lëvizjes gjatë kohës së ndalesës, njofton Portalb.mk.

  • Bujqit që kanë detyrime pune në sipërfaqet e tyre bujqësore dhe në ferma që ndodhen në pjesën e fshatit në të cilin jetojnë mund të lëvizin gjatë ndalimit të lëvizjes për arsye të kryerjes të aktiviteteve të punës, pa nxjerrë leje për lëvizje.
  • Bujqit që kanë detyrime pune në sipërfaqet bujqësore të tyre dhe ferma që ndodhen jashtë fshatit në të cilin jetojnë dhe duhet të udhëtojnë, ndërsa kanë detyrime pune në lidhje me prodhimin, duhet të nxjerrin leje për lëvizje.

Nxjerrja e lejeve për ata fermerë që duhet të udhëtojnë nga vendi ku jetojnë deri tek lokacioni ku ndodhet toka bujqësore ose ferma e tyre, do të bëhet sipas parimit të vendosur më parë, përmes Njësive Rajonale të MBPEU. Deri më tani janë dhënë 3.491 leje për lëvizjen e fermerëve për të kryer detyrat e tyre.

Ministria u bën thirrje bujqve që t’i ndjekin rekomandimet e reja të Qeverisë, dhe të shfrytëzojnë lëvizjen për detyrime pune, në mënyrë që të kontribuojnë bashkërisht në ballafaqimin me virusin korona në vendin tonë.

VËREJTJE:

  • Ndalohet rreptësishtë nxjerrja e lejeve për lëvizje të bujqve në moshë mbi 67-vjeç. Ata duhet që nëpërmjet telefonit të lajmërohen në Njësinë Zonale të MBPEU dhe të paraqesin një anëtar më të ri me të cilin është në lidhje familjare (djalë, vajzë, dhëndër, nuse, nip) edhe atij personi do t’i jepet leja për lëvizje.
  • Të drejtë për lëvizje ka vetëm një anëtar i ndërmarrjes bujqësore.
  • Kërkesat për lëvizje dorëzohen nëpërmjet telefonit ose nëpërmjet e-mailit në Njësinë Zonale të MBPEU, nga e hëna deri të enjten, më së voni deri në orën 12:00. Lejet e gatshme printohen nga ana e të punësuarve në Njësinë Zonale dhe u jepen bujqve.
  • Lejet për lëvizje të bujqve, vlejnë deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme.
  • Të drejtë për nxjerrje të lejes kanë vetëm bujqit e evidentuar në Regjistrin e MBPEU-së.
  • Ndërmarrjet që kryejnë veprimtari bujqësori kanë të drejtë vetë t’i japin vërtetimet për lëvizje të të punësuarve të tyre.

Numrat për kontakt të Njësive Zonale mund t’i gjeni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button