Reagoi kryetari Kumanovës pas vendimit për izolimin e qytetit në fundjavë: Më vjen keq për këtë që po e përjetojmë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski reagoi pas vendimit të Qeverisë së RMV-së për izolimin e Kumanovës për fundjavë, transmeton Portalb.mk.

“Numri i qytetarëve pozitiv nga virusi korona në Kumanovë dukshëm po rritet. Vendimi për kufizimin e lëvizjes është i domosdoshëm, duhet të gjithë ta respektojmë, që të parandalohet pandemia”, deklaroi Dimitrievski.

Ai theksoi se Shtabi komuna për mbrojtje dhe shpëtim këtë e ka kërkuar prej 22 marsit.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të disiplinuar, mund të durojmë deri të hënën. Ata që nuk kanë mundësi furnizimi me gjëra të domosdoshme, do të marrin ndihmë këto ditë”, premtoi kryetari.

Ai apeloi nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

“Shëndeti kolektiv është prioritet numër një. Më vjen keq për këtë që po e përjetojmë të gjithë së bashku“, theksoi kryetari.

Ndryshe, Venko Filipçe, Ministri i shëndetësisë në konferencën për media në ora 17:00 raportoi për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut në lidhje me virusin korona, duke konfirmuar se në fundjavë qyteti i Kumanovës do të jetë në karantinë.

Ministria e Shëndetësisë sot informoi se në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë. Njëri pacient është në moshë 70-vjeçare nga Kumanova i cili nga komorbiditeti ka pasur hipertension dhe dobësi të zemrës, rezultati i tij për virusin korona ende nuk është i gatshëm. Pacienti tjetër është në moshë 68-vjeçare, nga një fshat në rrethinën e Tetovës, i cili ka pasur hipertension arterik.

LEXO: Filipçe raportoi për zhvillimet e fundit në vend: Kumanova në karantinë, pacienti nga rrethina e Tetovës ndërroi jetë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button