Filipçe raportoi për zhvillimet e fundit në vend: Kumanova në karantinë, pacienti nga rrethina e Tetovës ndërroi jetë

Venko Filipçe, Ministri i shëndetësisë në konferencën për media në ora 17:00 raportoi për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut në lidhje me virusin korona, duke konfirmuar se në fundjavë qyteti i Kumanovës do të jetë në karantinë, transmeton Portalb.mk.

Vendimi për izolimin e qytetit të Kumanovës për fundjavë, erdhi si rezultat i numrit të lartë të të infektuarve gjatë ditëve të fundit, duke e marrë parasysh se vetëm sot janë paraqitur 23 raste të reja.

“Kemi raste të pozitive në Spitalin e Kumanovës, sikurse edhe në Klinikën infektive. Në Kumanovë kemi 11 raste pozitive”, deklaroi Filipçe, duke sqaruar se në Klinikën infektive bëhet fjalë për teknik mjekësor.

Pyetjet e parashtruara nga Portalb.mk, sikurse edhe dje, përsëri ngelen pa përgjigje.

-Ministër, dje dje ju pyeta për të ndjerin 68 vjeçar nga fshati Pirok-komuna e Bogovinës, më thatë që nuk keni informata, derisa ai ishte i hospitalizuar?! Ju lutem të na tregoni si është infektuar, ku ka teste pozitive dhe ku negative? Anëtarët e familjes së tij ankohen se sëmundjen e ka marrë në spital gjatë kontrolleve, sepse së paku 6 muaj ka qenë i sëmure nga hipertensioni. A janë izoluar dhe testuar gjithë ata që kishin kontakt me të, pasi po e përsëris prej dje, kryetari i komunës ka deklaruar se ai ka lëvizur nëpër fshat?

-A keni nisur hulumtim se si u infektua pacienti nga Tetova në Kozle?

-Dje deklaruat se ka informata të mjaftueshme sa qytetarë janë të infektuar sipas komunave në Tetovë. Në faqen e ISHP nuk ka, dhe nuk japin informata kur do të bëhet ajo. Ju lutem, shumë është me rëndësi të jemi transparent në këtë kohë, mos të përhapet panik se vetëm qyteti i Tetovës ka të infektuar. A do të insistoni të publikohet numri i të infektuarave sipas komunave në rajonin e Pollogut (Tetovë)?

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë sot informoi se në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë. Njëri pacient është në moshë 70-vjeçare nga Kumanova i cili nga komorbiditeti ka pasur hipertension dhe dobësi të zemrës, rezultati i tij për virusin korona ende nuk është i gatshëm. Pacienti tjetër është në moshë 68-vjeçare, nga një fshat në rrethinën e Tetovës, i cili ka pasur hipertension arterik.

Sot në Klinikën për Sëmundje Infektive janë regjistruar 46 raste të reja, , ndërkaq dy janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi.

Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me virusin korona është 430.

Në 24 orët e fundit, sipas qyteteve numri i personave të rinj me virusin korona është, në Kumanovë 23, Shkup 13, Dibër 2, Tetovë 2, Veles 2, Prilep 1, Gostivar 1, Gjevgjeli 1.

Sipas vendbanimeve, deri më tani janë regjistruar:

  • Shkup 208
  • Kumanovë 85
  • Dibër 49
  • Prilep 22
  • Shtip 15
  • Tetovë 15
  • Strugë 9
  • Veles 8
  • Manastir 4
  • Gjevgjeli 4
  • Ohër 3
  • Kavadar 2
  • Gostivar 2
  • Kriva Pallankë 2
  • Strumicë 1
  • Koçan 1

Në ditënatën e kaluar janë bërë 389 testime prej të cilave nëpërmjet IShP-së 222, nëpërmjet Fakultetit Veterinar 13, Laboratorit Avicena 22, Biotek 20 dhe Filipit të Dytë (Zhan Mitrev) 112. Deri më tani në RMV janë bërë 4.500 teste për virusin korona.

Ministria e Shëndetësisë informon se mes rasteve të konfirmuara nga Kumanova, ka edhe edhe rasste të të prekurve me virus korona të punëtorëve shëndetësor nga Spitali i Kumanovës.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button