Reparti i pediatrisë i stërmbushur nga fëmijët dibran

Stina e verës, temperaturat e larta dhe ndryshimi i motit kanë mundësuar që një pjesë e madhe e fëmijëve të moshës së mitur prej  1-10 vjet të vuajnë nga virozat e shumta që janë përhapur në Dibër.

Reparti i pediatrisë për çdo ditë pranon nga 40-50 pacientë që është një numër i madh për një komunë siç është Dibra. Sipas informatave të marra nga mjeku pediatër Dr. Arben Agolli, kjo periudhë është tejet e vështirë për fëmijët në përgjithësi. 

“Të njëjtët vuajnë nga sëmundjet e ndryshme si dhembje dhe ndezje e fytit, probleme me rrugët e frymëmarrjes, diare, temperatura e lartë, infeksion të lëkurës, infeksion të gojës, infeksion të gjymtyrëve të ndryshme të trupit etj” thotë mjeku Agolli.

Sipas tij, infeksionet e lëkurës ishin një problem parësor në saj të zgjatjes së kësaj  viroze  me ditë të tëra por e njëjta u tejkalua pa problem. 

Për dallim nga viti që lamë pas virozat kanë rritje të dukshme  sa u takon fëmijëve dibran , dhe e njëjta dukuri pritet të ritet edhe më shumë gjatë muajit gusht, kur do të ketë frekuencë të madhe në liqenin e Dibrës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button