Al-Qaeda merr përgjegjësinë për sulmet në Bagdad

Rrjeti al-Qaeda ka marrë sot përgjegjësinë për sulmet e koordinuara ndaj dy burgjeve irakiane, me ç’rast janë liruar disa qindra të burgosur, në mesin e të cilëve – siç supozohet – kishte edhe mjaft anëtarë të lartë të kësaj organizate terroriste.

Kumtesa u publikua në forumin xhihadist të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, nga organizata që kohë më parë u krijua me bashkimin e degës irakiane të All-Qaeda’s dhe të grupit më të fuqishëm ekstremist të kryengritësve sirianë.

Kjo organizatë pranon se, pas disa muajve përgatitje, ka sulmuar burgjet Abu Ghraib dhe Taji, afër Bagdadit.

Sipas burimeve zyrtare irakiane, si pasojë e sulmeve janë vrarë të paktën 25 pjesëtarë të forcave të sigurimit, dhe janë liruar afro 500 të burgosur, të cilët po ndiqen nga autoritetet e sigurimit irakian.

Lajme të ngjashme

Back to top button