Muharrem Bajrami mes Finlandës e Azerbajxhanit

Një ndër futbollistët më me përvojë në vendin tonë, Muharrem Bajrami pasi ka përfunduar aventurën e tij në ekipin bjellorus, Gomel, ka vazhduar të mbajë formën duke u stërvitur për çdo ditë. 
Për momentin “Muki” është në pritje të ofertave të reja për të vendosur se me cilën skuadër do të luajë në vazhdim. Sipas fjalëve të vet lojtarit kuptuam se ai ka një sur ofertash nga klubet vendore, por ende nuk ka pranuar asnjë prej tyre, duke i dhënë përparësi karrierës në ndonjë prej kampionateve ndërkombëtare.

“Asgjë nuk ka konkrete, thjesht më kanë kontaktuar shumë ekipe të Ligës së Parë të Maqedonisë, por gjithçka kam lënë pezull, duke marrë parasysh se me menaxherin tim po presim dhe ofertat e reja nga ekipet jashtë vendit”, ka thënë për “Portalb”, Bajrami. 

Mesfushorit 27 vjeçar nga Shkupi ofertat më konkrete i kanë ardhur nga Finlanda dhe Azerbajxhani. “Nuk do të përmendi asnjë emër, thjesht në bisedë me menaxherin u kemi dhënë përparësi këtyre dy ofertave dhe nëse ndodhë që nuk arrijmë marrëveshje, atëherë do të jemi të detyruar që të pranojmë dhe ofertë nga ekipet Ligat e Parë e Maqedonisë”, shtoi në fund Muharrem Bajrami.

Të përkujtojmë se Bajrami ka luajtur një sezon në kampionatin lituanes, pastaj për katër sezone barti me shumë sukses fanellën e Renovës, e që së fundi të jetë pjesë e skuadrës Gomel. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button