Google provokon Serbinë

Në faqen e internetit Google Analytics, është harta e Serbisë, natyrisht pa Kosovën, por kohëve të fundit edhe pa Vojvodinën. Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se do të reagojë për këtë.

“Vendosja e hartës së Serbisë pa Vojvodinën e pa Kosovën është skandal dhe provokim ndaj Serbisë, ndaj të cilës do të dimë se si do të reagojmë. Nuk është hera e parë që ballafaqohemi me provokime të ngjashme”, ka thënë Daçiq, transmeton telegraf.rs.

Ministri i Ndërtimit dhe Planifikimit Urban në Qeverinë e Serbisë, Velimir Iliq, ka thënë për këtë medium serb se ky provokim nuk meriton koment.

Lajme të ngjashme

Back to top button