Zjarr në një ndërtesë në Tetovë

Ndërtesën më të lartë në Tetovë sot në orët e pasdites e kaploi zjarri. Për fat të mirë zjarrëfikësit kanë arritur të shpëtojnë banorët, transmeton Alsat-M.

Zjarri ka kapluar dhe dëmtuar 5 bodrumet,kabllon kryesore elektrike të banesës, si dhe disa gypa të kanalizimit.

Policia ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarrin por për kohë të shkurtë ata janë liruar.

Organet kompetente po punojnë në zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, gjegjësisht në atë se a ka qenë zjarri i vënë qëllimisht apo bëhet fjala për pakujdesi.

Lajme të ngjashme

Back to top button