Giorgio Armani vendos fabrikat e tij në shërbim të luftës me koronavirusin

Javët e kaluara Giorgio Armani nuk është ndalur së kontribuar në ndihmë të spitaleve të Italisë që po luftojnë me koronavirusin. Ai ka kontribuar për një numër të madh spitalesh me një shumë prej 2 milionë eurosh. Megjithatë, duket se stilisti s’ka ndërmend ta lërë me kaq, transmeton Class.

Të gjitha fabrikat e grupit Armani kanë filluar të prodhojnë veshje spitalore njëpërdorimshe, që do të shërbejnë për mbrojtjen e mjekëve, infermierëve dhe të gjithë atyre që janë në vijën e parë të luftës.

Pak ditë më parë Giorgio Armani publikoi një letër drejtuar mjekëve dhe infermierëve që po luftojnë për të shpëtuar jetë, duke qenë gjithë kohën në rrezik.

“Është prekëse teksa shoh që bëni punën tuaj, me vështirësitë dhe sforcimet që tashmë i njohin të gjithë. Mbi të gjitha është prekëse t’ju shoh të qani. Besoj se kjo ndjeshmëri lidhet me dëshirën time për t’u bërë mjek, dikur kur isha i ri dhe kërkoja rrugën time. Grupi Giorgio Armani është shumë i ndjeshëm ndaj këtij realiteti dhe ndodhet pranë jush, nga ai që mban barelën tek infermierët, nga mjekët e përgjithshëm deri te specialistët e sektorit. Ju jam pranë personalisht”, ka shkruar stilisti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button