Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Koha është për solidaritet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut karantinat shtetërore i vlerëson si vende të sigurta që përmbushin standard të lartë shëndetësor, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e RMV-së apeloi deri te të gjithë qytetarët se gjithë masat që janë marrë për ardhjen e shtetasve tanë prej jashtë janë me standarde të larta shëndetësore”, deklarojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se karantinat shtetërore kanë kapacitet prej 2,104 shtretër në 19 objekte të strehimit, ndërsa deri më tani janë mbushur 1,082 shtretër.

“Qytetarët që janë strehuar në objektet e karantinave shtetërore nuk janë kërcënim për askënd, ndërsa objektet janë të siguruar nga policia dhe ushtria“, deklarojnë nga Qeveria.

Ata sqarojnë se asnjë qytetar që gjendet në karantinë nuk mundet të del nga dhoma.

“Gjithë masat që janë marrë për përcaktimin e vendit dhe objektit për karantinë janë në përputhje me rekomandimet e Organizatës botërore për shëndetësi”, deklarojnë nga Qeveria.

Qeveria kërkon mirëkuptim nga qytetarët e Manastirit, që të strehuarit dy javët e karantinës t’i kalojnë në qetësi.

“Koha është për solidaritet”, apelojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button