RMV, Një person i NPQ Shkup i infektuar me korona virus

Një person i NPQ Shkup ka rezultuar pozitiv nga virusi korona dhe i njëjti është hospitalizuar me kohë, thanënga kjo ndërmarrje. Prej aty kanë porositur se, bëhet fjalë për person i cili nuk ka qenë në kontakt me kolegët më shumë se dy javë, duke pasur parasysh masën qeveritare për lirim nga puna të personave me sëmundje kronike, njofton Fokus, transmeton Portalb.mk.

“Personi nuk ka qenë në detyrë në transportin publik, por është pjesë personelit ndihmës – teknike (parkues) i cili ka qenë në kontakt të kufizuar me personat e tjerë të punësuar”, thanë nga NPQ Shkup.

Pesë persona nga  kjo ndërmarrje, të cilët gjithashtu janë pjesë e personelit ndihmës-teknike, janë në vetë izolim, që kur është paraqitur se ka pasur kontakt me persona të cilët paraprakisht kanë qenë me kontakt të dretpërdrejt me persona të kthyer nga udhëtimi nga një vend me rrezik të mesës ose të lartë.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp rikonfirmoi se në RMV ka 18 raste të reja me virusin korona, me të cilët numri i përgjithshëm ka arritur në 219. Deri më tani, në RMV kanë ndërruar jetë 3 persona nga virusi korona, ndërkaq 3 të tjerë janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button