219 të infektuar me virusi korona në RMV, 7 janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp rikonfirmoi se në RMV ka 18 raste të reja me virusin korona, me të cilët numri i përgjithshëm ka arritur në 219, njofton Portalb.mk.

“Në vend deri më tani ka tre të shëruar dhe për fat të keq 3 kanë ndërruar jetë. Nuk duhet që të ketë dyshime se nuk ndahen numrat e saktë. As ka hapësirë për manipulim, as do të ketë. Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 41 pacientë, 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 27 janë në gjendje të mesme dhe 7 me simptoma më të dobëta”, tha Filipçe.

Sipas tij, në Entin për Rehabilitim vazhdojnë anketat dhe janë marrë mostrat e 18 qytetarëve, pasi që aty ka qëndruar pacienti i parë i infektuar me virus korona nga Tetova.

“Ekziston mundësi që të mbyllet vetëm pjesa e ambulancës. Kemi rast në Klinikën për Kardiologji. Në punë është paraqitur me simptoma. Në atë pjesë nuk ka pacientë. Por, nëse e ka ditur se ka simptoma dhe nuk është paraqitur, atëherë do të bartë përgjegjësi”, tha Filipçe.

Ai shtoi se janë ndarë maska mbrojtëse për mjekët amë.

“Kemi marrë donacione, dje 3.000 dhe sot edhe 3.000 maska të tjera. Çmimi prej 5.000 denarëve nuk është çmimi i testeve, por Fondi paguan ndaj institucioneve shëndetësore publike. Nuk kalkulohet vetëm materiali i harxhuar, por edhe të punësuarit dhe rrogat e tyre”, tha Filipçe.

Për shkurt kohë, në fillim të javës së ardhshme pritet që të vendoset edhe spitali mobil në Klinikën për Sëmundje Infektive.

“Atje do të transferohen 130 shtretër me tualete përkatëse. Në këtë moment është mirë që kemi rritje lineare të të sëmurëve. Punëtorët shëndetësor janë tërësisht të mobilizuar. Terapia më po aplikohet”, tha Filipçe.

Rastet sipas qyteteve janë Shkup 11, Prilep – 4, Kumanovë 2, Tetovë 2.

Sipas qyteteve deri më tani të infektuar ka në:

  • Shkup 134
  • Dibër 43
  • Kumanovë 17
  • Shtip 8
  • Prilep 6
  • Ohër 3
  • Veles 3
  • Kavadar 2
  • Tetovë 2
  • Gostivar 1

Deri më tani, në RMV kanë ndërruar jetë 3 persona nga virusi korona, ndërkaq 3 të tjerë janë shëruar.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button