Barca e vështirëson kalimin e Thiagos te Manchesteri

Skuadra e Barcelonës thuhet se është duke tentuar që të prishë marrëveshjen e Manchester United që ka arritur me Thiago Alcantarën.

Ylli spanjoll ndodhet aktualisht në pushime, por që babai i i tij, Mazinho ka arritur një marrëveshje me United. Skuadra angleze thuhet se e ka bindur Mazinhon me pagë 5.5 milion funta në vit për të birin e tij. 

Barcelona thuhet se është drejt humbjes së kësaj çështje pasi që edhe dëshira e lojtarit është për tu larguar në drejtim të Anglisë.
Megjithatë, Barca thuhet se nuk do të dorëzohet deri në fund për të bindur lojtarin e saj për të vazhduar me këtë skuadër edhe për këtë edicion.

Lajme të ngjashme

Back to top button