Dibra dhe dibranët vuajnë për ujë, qytetarët e pandërgjegjshëm

Ka disa ditë me radhë ku Dibra vuan për ujë të pijshëm. Qytetarët dibran janë tejet të revoltuar  nga mungesa e ujit të pijshëm sidomos  në orët e pasdites  ku uji i pijshëm mungon  tre deri në katër orë në ditë.

 Drejtori i Ndërmarrjes Komunale Publike ,,Standard,, Mazllum Lleshi   theksoi për Portalb  se  mungesa e ujit të pijshëm vjen nga defekti i madh që është  në rezervuarin e ujësjellësit Rosok-Dibër.,,Në qytetin tonë   nuk  ka   restrikcion  të  ujit të pijshëm , por problemi është defekti i madh nga ana e vet dibranëve të pandërgjegjshëm  dhe keqpërdorimi i ujit të pijshëm nga ana e qytetarëve dibran.

“Jam shumë i indinjuar nga qytetarët tanë sidomos nga banorët e lagjes Konjarë dhe Taranik , kjo pjesë me të madhe e keqpërdorën ujin e pijshëm për vaditje të kopshteve dhe larjen e trotuareve. Gati çdo lagje e Dibrës e keqpërdorën ujin e pijshëm, por lagjet e sipërpërmendura   kanë tepruar çdo etikë të normave jetësore”, tha Lleshi.

 Sipas tij ujësjellësi Rosok –Dibër  ka sasi të madhe të ujit për 70 mijë banorë e jo  më për një qytet të vogël si Dibra sepse në rezervuar  rrjedhën   125 litra ujë  në sekondë. Problemi i ujit të pijshëm në Dibër endet me vite të tëra, premtimet në  zgjedhjet e ndryshme  janë koncize dhe me shumë vendosmëri, por sa kalojnë këto zgjedhje,  premtimet   mbeten vetëm enigmë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button