RMV, 85 numri i të sëmurëve me virusin korona, Filipçe: respektoni masat e Qeverisë
15.00 – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për media në ora 15.00 rikonfirmoi se numri i të infektuarve deri në ora 12 sot është 85, shkruan Portalb.mk. Ai tha se pritet numri të rritet.
“Gjendja e të sëmurëve është stabile, njëra është në gjendje kritike ndërsa 3 persona kanë gjendje të përkeqësuar. Ata që kanë formë të lehtë të sëmundjes, mjekohen në shtëpi. Edhe të Dibrës janë në gjendje stabile.” tha ai.
Filipçe tha se nga sot është në funksion linja telefonike për paraqitje të rasteve – 0800 002 03, ndërsa nga e hëna do të ketë dy pika kontrolli në Shkup.
Ai tha se tenderi për blerjen e pajisjeve respiratore do të përsëritet sepse askush nuk i ka plotësuar kushtet.
- Numri i infektuar nëpër qytete
Shkup 49 raste
Dibër 30 raste
Shtip 2 raste
Kavadar 2 raste
Gostivar 1 rast
Ohër 1 rast
Filipçe tha se masat e izolimit nga shumë qytetarë nuk po respektohen. Për shkak të kësaj, tashmë janë përgatitur masa më rigoroze, të cilat do të shqyrtohen këtë pasdite në një seancë qeveritare.
Ai bëri apel deri te qytetarët të respektojnë masat e Qeverisë.
“Mosrespektimi i masave është i qartë, është evidente se ekziston një numër serioz i qytetarëve që nuk i marrin seriozisht apelet, mesazhe dhe rrezikun. Kemi përgjegjësi që t’i përforcojmë masat sepse ato do të kenë kuptim dhe do të japin rezultate vetëm nëse respektohen plotësisht”, tha Filipçe.
Qeveria po shqyrton mundësinë për sjelljen e masave shtesë dhe më shtrënguese për lëvizjen e qytetarëve, për të cilat do të diskutojë sot në mbledhjen që nis në orën 18.
*********************************
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut lajmëroi se edhe 9 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testin për virusin korona, shkruan Portalb.mk. Me këtë numri aktual i të infektuarve deri në ora 12 sot, e shtunë, shkoi në 85.
Siç lajmëron ministria, gjendja e të sëmurëve është stabile, në përjashtim prej një pacientes e cila është në aparate për frymëmarrje.
Deri më tani kemi të sëmurë nga: Shkupi, Dibra, Gostivari, Ohri, Shtipi dhe Kavadari.
- LEXO: Nënshkruaj peticion në RMV: Energji të lirë elektrike derisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme
- LEXO: RMV, letërnjoftimet do të kenë afat të vazhduar të vlefshmërisë
- LEXO: RMV, Qeveria me masa më të rrepta restriktive në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit
- LEXO: Spasovski paralajmëroi: Do të dënohen personat që nuk respektojnë masat
- LEXO: Virusi Korona, ligjeratat online pjesërisht efikase në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: RMV, Armata prej sot në patrullim të përbashkët me policinë
- LEXO: Kumanovë, virusi korona, Ramizi: Duke qëndruar në shtëpi, neve na lehtësoni punën kurse vetes rrezikun
- LEXO: RMV, infermierët në luftën kundër virusit korona, shumë sakrifica dhe përkushtim ndaj punës
- LEXO: Dimitrov: Deri nesër në ora 18 të paraqiten të gjithë qytetarë që duan të kthehen në vend