Kumanovë, virusi korona, Ramizi: Duke qëndruar në shtëpi, neve na lehtësoni punën kurse vetes rrezikun

Përderisa ne, epidemiologët dhe mjekët infektolog jemi 24 orë në teren, nuk ka nevojë për panik apo frikë mjafton një telefonatë që ne të vijmë për kontroll. Andaj, për të na lehtësuar punën neve dhe rrezikun vetes, qëndroni në shtëpi dhe respektoni masat qeveritare tha epidemiologia Edita Ramizi, kurse drejtoresha e Spitalit të Kumanovës tha se ky spital është në gjendje të përballoje çfarëdo situate që mund të vijë nga virusi korona, shkruan Portalb.mk.

Epidemiologia e cila aktualisht po kujdeset për rajonin e Kumanovës, potencoi rëndësinë e mjekëve dhe epidemiologëve të cilët, tash disa ditë janë 24 orë në teren andaj për këtë arsye njerëzit nuk ka nevojë të frikësohen, për shkak se kanë mbrojtje mjekësore pa ndërprerë, ajo tha që mjafton ata të kujdesen për veten duke respektuar masat qeveritare.

“Unë dhe gjithë kolegët e mi tash një kohë të gjatë nuk kemi të ndalur, jemi 24 orë të kapshëm si në telefon ashtu edhe në klinikë. Për këtë arsye, ne jemi këtu për të ndihmuar, për të mos lejuar që gjendja të eskaloje dhe jam e sigurt që kjo nuk do të ndodhë. Andaj, paniku në raste të tilla nuk bën gjë përveç se e vështirëson periudhën e izolimit shtëpiak dhe shpesh here ka efekt të kundërt. Populli tani ka komoditetin e plotë të qëndroje në shtëpi me të afërmit, kështu duke mos rrezikuar as veten e as njerëzit përreth. Është tejet e rëndësishme të merren seriozisht masat qeveritare dhe të njëjtat të respektohen, vetëm në atë formë do të ja dalim” tha epidemiologia nga Kumanova, Edita Ramizi.

Snezana Zaharieva, drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës.
Snezana Zaharieva, drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës.

Snezana Zaharieva, drejtoresha e Spitalit të Kumanovës për Portalb.mk siguroi që ky spital është i gatshëm me të gjitha mjetet e nevojshme për luftën që i kanoset me virusin korona, ajo shtoi se deri në këto momente në Kumanovë nuk ka të infektuar me këtë virus.

“Deri në këto momente që flasim, fatmirësisht në Kumanovë nuk kemi asnjë rast të prekur me virusin korona. Aktualisht presim rezultatet e disa personave të cilët janë testuar, për shkak se janë kthyer nga shtetet e Bashkimit Evropian. Spitali i Kumanovës është në gjendje të përballoje çdo situatë, kemi dy dhoma për izolim dhe dhjetëra tjera të cilat mund të shfrytëzohen në rast nevoje, mjekët tanë janë të pajisur me çdo pajisje të nevojshme për mbrojtje nga virusi, kemi 1 aparat respirator. Ne jemi në kontakt me departamentin infektiv dhe epidemiologët 24 orë në ditë dhe bashkëpunojmë për secilën nevojë. Në vend të panikës, apeloj sjellje të përgjegjshme” tha drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezana Zaharieva.

Ndryshe, numri i të infektuarve me virusin korona në Maqedoninë e Veriut deri në këto momente ka arritur në 76 kurse qytetet e prekura nga ky virus janë: Dibra, Shkup, Gostivar, Ohër, Shtip dhe Kavadar dhe të gjithë nga këto pacientë, janë në gjendje relativisht stabile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button