Italianët të rezervuar ndaj Spanjës

Cesare Prandelli i ka paralajmëruar lojtarët e tij që të luajnë me seriozitet në ndeshjen ndaj Spanjës. Prandelli tha se luajnë ndaj përfaqësueses më të mirë në botë dhe se duhet të kenë kujdes nga mbajtja e topit nga ana e tyre.

“Kur luan kundër Spanjës duhen dy topa në fushë sepse është e vështirë t’i heqësh topin nga këmbët. Janë skuadra më e mirë në botë. Jemi pa Balotellin, por pa të do të duhet të luftojmë edhe më shumë në sulm. Kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme për ta zëvendësuar” deklaroi Prandelli. Ndeshja Itali – Spanjë luhet sonte me fillim në ora 21:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button