U mbyllën 17 objekte në Maqedoninë e Veriut për mosrespektim të masave kundër virusit korona

Stojko Paunovski, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) sqaroi se deri më tani janë mbyllur 17 objekte për shkak mosrespektimit të masave të Qeverisë së RMV-së për parandalimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Nga sot po veprojmë. Ne mbyllim objektet ku ka shkelje dhe mosrespektim të vendimeve të qeverisë. Inspektorët janë vazhdimisht në terren, ditën dhe natën, deri në orën 12:00. Por ne gjithashtu kemi ekipe shtesë që kryejnë inspektime gjatë natës duke pasur parasysh lajmërimet nga qytetarët se disa objekte ende funksionojnë”, tha Paunovski.

Paunovski raportoi se deri më tani janë kontrolluar rreth 80 markete dhe barnatore, si dhe 3 mijë mbikëqyrje tjera, duke vlerësuar se janë duke u përputhur gjithë masat e qeverisë.

Ai sqaroi se tre objekte janë mbyllur më 13 dhe 14 mars, ndërsa mbrëmë u mbyllën shtatë objekte.

“Sot në periudhë prej ora 12.00 deri ora 15.00, SPB-Tetovë në bashkëveprim me Inspektoratin shtetëror të tregut, kanë kryer kontroll dhe përkohësisht kanë mbyllur objekt hotelerik në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, dhe dy kafiteri në Pirok të Tetovës”, raportojnë nga SPB-Tetovë, duke sqaruar se mbyllja ka ndodhur për arsye të njëjta.

Përndryshe, MPB-ja dje rreth orës 13:00 ka arrestuar një pronar të hotelit në Gostivar, ndërsa shtatë kafene janë mbyllur nga Inspektimi i Tregut në Çair të Shkupit pasi që nuk e kanë respektuar masën e Qeverisë që të mos punojnë. Qeveria dje miratoi vendim që të gjitha objektet hotelierike të mbyllen për mysafirët, ndërkaq restorantet mund të punojnë vetëm me porosi online.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button