SPB-Tetovë dhe Inspektorati kanë mbyllur disa objekte, nuk kanë respektuar masat e Qeverisë për virusin korona

Sot në periudhë prej ora 12.00 deri ora 15.00, SPB-Tetovë në bashkëveprim me Inspektoratin shtetëror të tregut, kanë kryer kontroll dhe përkohësisht kanë mbyllur objektin hotelerik në rrugën “Vëllezrit Milladinovi” në Tetovë të cilët nuk janë përmbajtur vendimeve të qeverisë si këshilla dhe paralajmërime lidhur me korona virusin “Kovid-19”, lajmëron policia, njofton Portalb.mk.

Gjithashtu sipas informatave të SPB-së, janë mbyllur dhe dy kafeteri në fshatin Pirok të Tetovës.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut informoi sot se të gjithë qytetarët mund të informohen në numrin e telefonit 08000021 për kompetencat e policisë që kanë të bëjnë me ballafaqimin dhe veprimtarinë e MPB në parandalimin e përhapjes së virusit korona.

LEXO: RMV, Paraqitni në këtë numër dhe e-mail mosrespektimin e masave të Qeverisë për koronën

LEXO: Ministri Çulev i propozoi Qeverisë masa shtesë për policinë, administratën, autoshkollat…

LEXO: Policia dhe inspektorët e tregut i kanë mbyllur 7 kafene në Çair: Kanë punuar, pavarësisht ndalesës nga Qeveria

LEXO: Spasovski: Do të dënohen ata që do të vijnë nga jashtë, e nuk do të vetëizolohen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button