Dy gra dhe një vajzë 2-vjeçare nga RMV, janë deportuar nga Turqia: Kanë qenë në Siri dhe Irak

Gjatë ditës së djeshme, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar Shkup, në Maqedoninë e Veriut është kryer depërtimi i dy grave dhe një vajze (dy shtetase të Maqedonisë së Veriut dhe vajza e cila duhet të hapë procedurë për marrjen e nënshtetësisë). Personat janë depërtuar me linjë të rregullt ajrore nga Republika e Turqisë, gjegjësisht nga kampi i refugjatëve në Gaziantep, pasi që për një periudhë kanë qëndruar në zonat luftarake në Siri dhe Irak, njoftoi Qeveria e RMV-së, transmeton Portalb.mk.

“Në Aeroportin e Shkupit, tre personat janë pranuar nga ekipet profesionale të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë së cilës ekipet kanë vepruar në bazë të kompetencave të tyre. Në bazë të protokolleve për mbrojtje shëndetësore dhe sociale, në Aeroport janë bërë kontrolle shëndetësore, anketa dhe biseda dhe janë dhënë këshilla për kujdesin e mëtutjeshëm të tyre, si nga aspekti shëndetësor, ashtu edhe nga ai social”, thonë nga Qeveria.

Personat janë vendosur në një objekt nën mbikëqyrje të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qendrës për Punë Sociale Shkup, për shkak faktit se vijnë nga zonat me rrezik të lartë epidemiologjik, përfshirë këtu edhe për shkak të masave për parandalimin e koronavirusit.

Pasi të kalojë periudha e mbikëqyrjes shëndetësore, dhe të gjitha testet shëndetësore, dy grave dhe fëmijëve do t’u mundësohet që të pranohen nga të afërmit dhe të integrohen në sistemin e mbrojtjes sociale, pas vlerësimit profesional të shërbimeve kompetente në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button