VMRO-DPMNE i publikoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet e 12 prilit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp i publikoi emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 12 prillit, njofton Portalb.mk.

Ai si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend, nuk është përfshirë në listat e kandidatëve. Bartës liste në Njësinë Zgjedhore (NjZ) 1 do të jetë Gordana Siljanovska – Davkova, derisa në NjZ 2 do të jetë Vllado Misajllovski.

Listën e kandidatëve në NjZ 3 do ta udhëheqë Igor Janushev, ndërkaq në NjZ 4 ku bartës liste është kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, do të jetë nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski. Në NjZ 5 bartës liste do të jetë Igor Durllovski, ndërkaq në NjZ 6, Dafina Stojanoska.

Kryetari Mickoski tha se Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së njëzëri e ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë.

“Mundem të kumtoj se përbërjen e re parlamentare, dhe më pas edhe qeverinë e ardhshme do ta përbëjnë individë të dëshmuar. VMRO-DPMNE është shpresa e re dhe opsioni i ri fitues”, tha Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button