Vazhdon ndarja e subvencioneve për pastrimin e oxhaqeve në Shkup

Autoritetet e qytetit informojnë se vazhdon aksioni për ndarjen e subvencioneve për pastrimin e oxhaqeve dhe uljen e ndotjes së ajrit ambiental.

Edhe këtë vit u shpall thirrja publike për subvencionim të familjeve dhe subjekteve të tjera në zonën e Qytetit të Shkupit për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2020. Janë paraparë subvencione në shumë neto deri në 1.200 denarë, transmeton MIA.

Deri më tani, siç informojnë nga Qyteti, janë pranuar 34 kërkesa për subvencione, ndërkaq me thirrjen publike do të përfshihen oxhaqet e pastruara që nga 1 janari i vitit 2020. Thirrja zgjat deri më 30 nëntor 2020.

Qytetarët mund të gjejnë më shumë informacion mbi thirrjen publike në lidhjen e mëposhtme të internetit – https://skopje.gov.mk/media/4997/javen-povik-cistenje-odzaci-2020.pdf.

Qyteti i Shkupit këtë masë e realizoi edhe në vitin 2018 dhe 2019, kur u ndanë gjithsej 634 subvencione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button