Boki 13 propozoi prova për mijëra euro nga trashëgimia, por nuk ka fatura nga ilaçet e shtrenjta

Pas dëshmisë së Aleksandar Radulloviq, bashkëshort i autores serbe të teksteve Marina Tucakoviq, që i ka dhënë mijëra euro Bojan Jovanovskit – Boki 13, i akuzuari i parë në “Reket” Boki 13 nëpërmjet mbrojtësit të tij prezantoi prova materiale, transmeton SDK, përcjell Portalb.mk.

Ndër provat, Boki ka parashtruar deklaratë të verifikuar në noter në Beograd nga Tucanoviq që i ka dhënë para, pastaj prove për 50.000 euro të fituara nga prona e shitur e gjyshes së Bokit, Evgenija Llazarevska, pastaj aktvendim për denacionalizim për dëmshpërblim të gjyshit Ljubomir Llazarevski në shumë prej 19 milionë denarë, si dhe raport nga spitali i denoncuesit Orce Kamçev, nga i cili, sipas avokatit, vërehet data e pranimit dhe data lëshimit prej atje, për çka për periudhën derisa ka qenë në spital, dëshmitari pohon që Boki u ka kërkuar para familjes Kamçev.

Në mënyrë plotësuese mbrojtja ka parashtruar edhe dëshmi për huadhënie prej 125.000 euro, nga ish futbollisti Stevica Ristiq.

Avokati ka lajmëruar që me fotografi do të dëshmojë që pjesën më të madhe të gardërobës së konfiskuar Jovanovski e ka blerë në vitin 2013 dhe pastaj deri në vitin 2019.

Në mesin e provave, nuk ka fatura fiskale për cistostatikët e blerë për 150.000 euro për Tucakoviq, për të cilat bashkëshorti i saj sot gjatë dhënies së dëshmisë ka thënë që ia ka dhënë me kesh Bokit, drejtpërsëdrejti para se të nisej në Milano në shkurt të vitit 2019.

Procedura për prova vazhdon të enjten, kurse veçmë të premten fillon dëgjimi i të akuzuarës së dytë Katica Janeva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button