Operacion policor kundër ilaçeve të falsifikuara në Evropë, 165 të arrestuar

Shërbimi policor evropian (Europol) njoftoi se ka arrestuar në flagrancë 165 persona anëtarë të 12 grupeve të krimit të organizuar që prodhojnë ilaçe të falsifikuara dhe fusin në treg në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Europol, thuhet se në operacionin e organizuar nën udhëheqjen e ekipeve nga Franca dhe Finlanda, u arrestuan gjithsej 165 persona nga Belgjika, Administrata Greke Qipriote, Finlanda, Franca, Greqia, Hungaria, Italia, Portugalia, Sllovakia, Spanja, Ukraina dhe Britania e Madhe.

Në operacionet e zhvillohet mes korrikut dhe tetorit të vitit 2019 janë konfiskuar 36 milionë njësi të ilaçeve të falsifikuara.

Në deklaratë Europol tërheq vëmendjen në rritjen e kontrabandës së ilaçeve dhe prodhimin e ilaçeve të falsifikuara. Gjithashtu theksohet se në 3 vitet e fundit janë kapur rreth 600 kontrabandues të ilaçeve dhe se janë konfiskuar 123 milionë njësi të ilaçeve të falsifikuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button