RMV, dy shtetasit e huaj nuk janë të infektuar me koronavirus

Dy turistët nga Australia dhe Singapori të cilët janë testuar, pasi që në një hotel në qendër të Shkupit janë ankuar për simptoma të ngjashme me gripin, nuk kanë koronavirus, konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Turistët kanë ardhur me avionin e “Wizzair” nga Këlni. Filiçe tha se me to kanë biseduar epidemiologë në lidhje me atë se çfarë kontakte kanë pasur në ditët e kaluara. Ata kanë qen në karantinë në dhomën e hotelit.

“Gjatë ditës së sotme është bërë edhe test kontrollues i pacientes së vetme të sëmurë nga koronavirusi dhe vajzës së saj, me të cilën ajo është në kontakt dhe që të dyja në izolim në Klinikën për sëmundje infektive. Testi i pacientes është negativ në koronavirus, por sipas procedurës, do të përsëritet pas 48 orëve. Në koronavirus negativ është edhe vajza e saj”, raportojnë nga MSH-ja.

Sot në Komisionin për sëmundje infektuese u propozua që Qeveria të vendos anulimin e tubimeve dhe ndeshjeve sportive me publik deri më 13 mars. Në lidhje me këtë propozim, nesër do të vendoset në seancën qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button