5 ide dhuratash që mësueset i duan

Mësueset bëjnë një punë të mrekullueshme me fëmijët tanë për 10 muaj. Si mund t’ua shpërblejmë dhe t’i falënderojmjë? Ja çfarë mund t’u japim çdo mësueseje në ditën e tyre:

Art i bërë vetë në shtëpi
Një vepër arti e bërë nga një student është dhurata më e veçantë. “Edhe kur është e rrëmujshme, ajo është e bukur dhe domethënëse, sepse është bërë me zemër. Dhurata ime e preferuar është një foto që mund ta var në murin e klasës,”- kanë thënë disa prej mësuesëve. Nëse doni ta bëni dhuratën ende mëtë vëçantë, mbështilleni me një letër me vizatime tuajat dhe lidheni me një fjongo, transmeton Class.

Një shënim domethënsës
“Më pëlqen të marr një letër të shkruar me shkrim dore në vend të një dhurate tjetër. Kjo më kujton arsyen se përse u bëra mësuese. Po ashtu, një email nga prindërit do të ishte diçka e mrekullueshme. Një herë morra një email shumë të bukur nga prindërit e njërit prej fëmijëve të klasës ku unë jepja mësim, ku tregonin të gjitha gjërat që unë kam bërë për të,”- ka treguar eksperiencën e saj një mësuese.

Një dhuratë që lidhet me lëndën që mësuesja jep mësim
Një ide shumë e mirë është t’i dhuroni mësueses së anglishtes një libër të ri që me shumë mundësi do të jetë në listën e saj për t’u lexuar.

Një bllok shënimesh dhe një set stilolapsash që mund të përdoren për të planifikuar vitin e ri
Fëmijët nuk janë të vetmit që lumturohen kur marrin sende të reja për shkollën. Mund të zgjidhni një set me stilolapsa shumëngjyrësh ose një bllok shënimesh të veçantë. E dini cila është pjesa më e bukur? Sa herë që të ulen të shkruajnë në të do t’ju kujtojnë.

Një shishe uji e zbukuruar
Mësueset e pëlqejnë këtë shishe uji me shkëlqim, të izoluar, që u jep mundësinë të shtojnë shije të ndryshme në të, siç është limoni.

Filxhanët
Një këshillë e fundit është që të mos dhuroni kurrë filxhanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button