Si do të vendosë “Super e Marta” se me kë do të përballet Donald Trump në zgjedhje?

Sot është Super e Marta, dita më e rëndësishme në kalendarin e primareve presidenciale të demokratëve, kur 14 shtete, nga çdo rajon i vendit, do të votojnë për të vendosur se kush do të përballet me Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Rezultati i garës së sotme jo domosdoshmërish do të vendosë së kush do e fitojë nominimin, por historikisht ka qenë e vështirë për një kandidat që ngrihet sërish në rast se nuk triumfon sot.

Shtetet e tjera që do të votojnë janë Arkansas, Alabama, Kolorado, Mejni, Masaçusets, Vermonti, Jutah, Karolina e Veriut, Virxhinia, Tenesija dhe Oklahoma.

Votues të larmishëm

Në Kaliforni dhe Teksas, votuesit e bardhë përbëjnë thuajse më pak se gjysmën e popullatës. Latinët janë rreth 40 për qind e popullatës në të dyja shtetet. Ndërsa Kalifornia ka numrin më të lartë të shtetasve aziatikë, me rreth 15 për qind. Karolina e Veriut, Tenesija, Virxhinia, Alabama dhe Arkansaja kanë një popullsi votuesish me ngjyrë, një nga elektoratet më të rëndësishme të Partisë Demokrate.

Bernie Sanders dhe ish-krye bashkiaku i Nju Jorkut Mike Bloomberg kanë lënë gjurmët më të mëdha dhe agresive përgjatë këtyre shteteve gjatë Super së Martës, falë dhe buxhetit të lartë që kanë për të shpenzuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button