Qeveria e Makronit mund të përballet me dy mocione mosbesimi

Qeveria franceze mund të përballet me dy mocione votëbesimi në parlament, për shkak të reformës së pensioneve që ka ngjallur shumë debate, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Eduard Filipe njoftoi se qeveria do të përdorë një mjet të ligjshëm të Kushtetutës,(nenin 49, paragrafi 3), i njohur shkurt si “49.3”, për t’i kaluar lligjet e reja në parlament vetëm pas 13 ditësh debat.

Ligji “49.3” lejon që ligjet të anashkalojnë votën parlamentare, gjë që ka acaruar jo vetëm opozitën, por edhe sindikatat, të cilat kanë që në dhjetor që protestojnë kundër planeve.

Sindikatat kanë kërkuar që të rinovohen protestat në të gjithë Francën.

Me mijëra demonstrues dolën të hënën në Paris, Marsejë dhe Montpelier, kundër përdorimit të ligjit 49.3.

Sindikatat kanë kritikuar njëzëri qeverinë për “pamundësinë për t’iu përgjigjur pyetjeve serioze dhe të ligjshme të parlamentit në lidhje me këtë projektligj të paqartë”.

Partia e presidentit Emanuel Makron, “Republika Marshon” (LREM), ka një shumicë të bollshme në parlament dhe do ta kishte fituar votimin.

Por zyrtarët e LREM kanë thënë se debatet do të kishin zgjatur me muaj të tërë diskutimesh.

Mocionet e mosbesimit janë kërkuar nga të dyja anët e spektrit politik. Një mocion nga tre partitë e majta (Socialistët, “France Insoumoise” dhe Komunistët), dhe një nga partia republikane e krahut të djathtë.

Do të diskutohen të matën, deri vonë në mbrëmje, pasi t’i bëhen qeverisë një sërë pyetjesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button