Zaev: Për 6 vjet me sukses do t’i mbarojmë bisedimet me BE-në

Sot jemi anëtarja e 30-të e NATO-s, aleancës më të fuqishme në botë. Kemi hyrë në NATO, mundemi edhe në Bashkimin Evropian. Në tre vitet e kaluara kemi miratuar vendime të rënda, mençura dhe të guximshme për zgjidhje ne çështjeve dekadëshe. Vendimet të cilat ishin të domosdoshme që të bëjnë shtet stabil i cili mund të zbatojë ndryshime të mëdha ekonomike, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në konferencën e sotme për shtyp, njofton Portalb.mk.

Përveç që nënkupton siguri dhe stabilitet, anëtarësimi në Aleancë sjellë edhe para për qytetarët. Pasi e morëm ftesën në vitin 2018-të, investimet e huaja, tha Zaev janë rritur për mbi 300% në krahasim me vlerën në vitin 2017-të. Papunësia është në nivel rekord të ulët, prej 17&, ndërkaq pagat janë rritur në të gjitha sektorët.

“Por, këtu përfitimi nga anëtarësimi në NATO nuk mbaron. Tanimë nga vitit e ardhshëm hapet tregu me vlerë prej 4 miliardë euro në nivel vjetor për kompanitë tona nëpërmjet anëtarësimit tonë në NATO. Agjencitë e NATO-s për shërbime, furnizime, informatikë dhe komunikime bëhen të qasshme për të gjitha kompanitë e Maqedonisë të konkurrojnë dhe t’i plasojnë prodhimet tona vendore. E ftoj sektorin e biznesit që të jetë partneri i ynë aktiv dhe t’i shfrytëzojnë maksimalisht dobitë ekonomike të cilat dalin nga anëtarësimi”, tha lideri i LSDM-së.

Në konferencë për Programin e LSDM-së 20-24 të emëruar si “Kemi hyrë në NATO, shkojmë drejtë BE-së!”, Zaev tha se vendi është një hap para bisedimeve me Unionin dhe hapjen e kapitujve të parë, duke theksuar se raporti i djeshëm i Komisionit Evropian i cili thekson zhvillim në të gjitha fushat, ashtu siç tha, “është vulë për reformat e suksesshme që i kemi hapur me shumë punë dhe kushte të rënda”.

“Kemi bërë gjithçka që mundëm, radhën e ka Bashkimi Evropian që ta përmirësojë gabimin dhe t’i fillojë bisedimet për anëtarësim. Jemi të gatshëm për fillimin e bisedimeve, për atë është e nevojshme që të mundësojnë vazhdimësi të vendimeve të mençura dhe të guximshme, dhe jo të kthehemi një hap mbrapa. Deri në vitin 2024 shpresojmë që t’i hapim 80% të kapitujve për E. Për 6 vjet me sukses do t’i mbarojnë bisedimet me BE-në. Me këtë VMRO-DPMNE, bisedimet do të zgjatnin 60 vjet dhe asnjëherë nuk do të mbaronin. Hapja do të thotë transformim të tërë shoqërisë dhe më shumë para për infrastrukturë, projekte kapitale, rroga dhe për jetë më të mirë për qytetarët”, theksoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button