RMV, nuk ka pacientë të ri që testohen për koronavirus

Pacientja e cika ka koronavuris ende është në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe ndjehet mirë dhe tanimë 3-4 ditë është pa temperaturë. Ngadalë-ngadalë po hynë në fazën më stabile nga sëmundja. Nuk ka pacientë të rinj për momentin që testohen për koronavirus, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili bashkë me kryeministrin Oliver Spasovski e kanë vizituar pikën kufitare Tabanoc, me qëllim që ta kontrollojnë sistemin e parandalimit nga koronavirusi, njofton Portalb.mk.

Filipçe theksoi se gjatë ditës së sotme kanë arritur edhe rezultatet kontrolluese nga laboratori në Gjermani, me të cilën Ministria bashkëpunon, dhe i ka konfirmuar testet e deritanishme, të gjithë janë negative, përveç të pacientes, që është obligimin dhe funksionon si supervision të punës së laboratorit në kuadër të Institutit për Shëndet Publik.

“Furnizimi i mbrojtjes shtesë po vijon. Gjatë ditës së djeshme kemi nënshkruar marrëveshje për mjete dezinfektuese dhe të njëjtat nesër do të shpërndahen me ndihmën e vetëqeverisjes lokale në shkollat fillore, ku për atë ka nevojë”, shtoi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button