Ronaldo në Manchester, Rooney në Madrid?

Cristiano Ronaldo mund të jetë transferimi më sensacional në këtë afat kalimtar. Ylli i Real Madridit mund të jetë lojtar i ri i Manchester United.

Ronaldo do të udhëtoj në Manchester ku do ti nisë bisedimet me United për tre ditë me radhë. Bisedimet mes Ronaldos dhe Man United janë planifikuar të mbahen para se të nisë faza parapërgatitore e skuadrës angleze.
Sir Alex Ferguson mund të jetë njeriu më me ndikim në këto bisedime pasi që Ronaldo ka respekt të veçantë për të.

Nga ana tjetër gazeta britanike “The Sun” bën të ditur dëshirën e madhe të kampionëve të Spanjës për të formuar në sulm treshen Messi-Neymar-Rooney. Megjithatë planet e katalanasve mund të prishen nga konkurrenca e fortë, pasi për yllin anglez janë të interesuar shumë skuadra, mbi të gjitha rivalët e përjetshëm të Barcelonës, Real Madrid.

Lajme të ngjashme

Back to top button