Lufta kundër terrorizmit që nuk kap asnjë terrorist

Edhe pse shumica e pajisjeve të reja nga “sistemet për monitorim”, të vendosura pas 11 shtatorit kanë për qëllim luftën kundër terrorizmit, raportet tregojnë se mënyrat e komunikimit që udhëhiqen nga NSA, shumë rrallë shfrytëzohen për terroristët.

Gazeta Bloomberg shkruan se në një raport të shërbimeve sekrete holandeze botuar në vitin 2012 me titullin “Xhihadizmi në web“, thuhet se terroristët serioz i ikin platformave që shihen dhe janë të qarta (telefonat celular, Google, Skype…) dhe siç shkruan gazeta, “infrastruktura e vendosur nga NSA është e mirë vetëm për mbledhjen e informacionet e terroristëve të rankuar si më të dobëtit. Programi PRIZM për monitorim fokusohen vetëm në qasjen në serverat e internet kompanive më të mëdha amerikane, të cilët ofrojnë qasje në Skype, Gmail dhe ICloud. Këto nuk janë shërbime që elementet më të rrezikshme i shfrytëzojnë”.

Përveç kësaj, procedurat e NSA-së pas 11 shtatorit janë të njohura mirë për të gjithë analistët, ndërsa të njëjtën kohë i njohin edhe terroristët.

“Në janar të vitit 2012, në raportin me emrin “Jihadism on the Web: A Breeding Ground for Jihad in the Modern Age”, shërbimi sekret i Holandës ka dhënë pasqyrë bindëse për një rrjet islamik të “nëntokësorit”, e koncentruar rreth disa forumeve. Këto web-faqe janë pjesë nga “Deep web” ose Undernet, resurse të mëdha online të cilat nuk janë të indeksuara nga sistemet më të njohura kërkuese”, shkruan Bloomberg. (Në vitin 2010, Google vlerësoi që indekson vetëm 0.004% nga interneti) /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button