DHP: 4.244 firma kanë pesë ditë për t’u përshtatur me e-tatimet

Edhe 4.244 firma në pesë ditët e ardhshme duhet të përshaten për ta paraqitur TVSH-në dhe tatimin në fitim në mënyrë elektronike nëpërmjet sistemit për e-tatime, informojnë nga Drejtoria për të hyra publike (DHP).

Fletëparaqitje e para elektronike firmat duhet t’i dorëzojnë deri më 25 korrik.

“Mënyra e deritanishme e dorëzimit të fletëparaqitjeve tatimore në letër në sportetlet e DHP-së zëvendësohet me mënyrë të re elektronike të komunikimit me DHP-në, që mundësin dorëzim 24-orësh të fletëparaqitjeve, 7 ditë në javët”, njoftoi DHP-ja.

Në qoftë se firmat nuk i përshtaten sistemti të ri të e-tatimeve, nuk do të mund ta dorëzojnë me kohë fletëparaqitjen elektronike të TVSH-së te DHP-ja, për çka është paraparë gjobë prej 3500 eurosh. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button