Shkup, për dy vjet, asnjë biçikletë nuk është marrë me qira (Infografik)

Edhe pse Qyteti i Shkupit ka vendosur qëllim që deri në vitin 2021 madje 5% e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të jenë me biçikleta, në realitet numrat tregojnë se sistemi publik për marrje me qira të biçikletave nuk funksionon tanimë dy vjet, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Të ardhurat e realizuara nga NP “Parkingu i Qytetit” nga marrja me qira e biçikletave janë 0 denarë, ndërkaq sistemi “Shkup merr me qira biçikleta” mezi ka funksionuar edhe në vitet përpara saj. Në kryeqytet për momentin aktivisht janë vetëm iniciativat private për marrje me qira të biçikletave, të cilat janë të kufizuar në numër të vogël dhe nuk janë të integruara me transportin publik.

Qyteti i Shkupi verën e kaluar ka vendosur që sistemin për dhënie me qira të biçikletave t’ua japë NTP – Shkup, për integrim të biçikletave në transportin publik të Shkupit. Ideja e autoriteteve të qytetit ishte që të bëhen 30 pika për marrje automatike të biçikletave në Shkup, të cilat do të mundeshin të paguhen me kartelë krediti ose SMS-porosi.

Nga NTP – Shkup në vjeshtën e kaluar premtuan se kryejnë analizë të mënyrës së deritanishme të funksionimit të sistemit për dhënien me qira të biçikletave, duke vlerësuar se realizimi i projektit do të fillonte në pranverën e ardhshme. Megjithatë, sot nga NTP për “Meta.mk” thonë se për projektin në fjalë përgjigje duhet të japë Qyteti i Shkupit. Nga ana tjetër autoritetet e  Qytetit nuk janë përgjigjur në pyetjet e parashtruara.

Përskaj gjendjes negative në terren, në “Planin për avancim të komunikacionit për biçikleta 2019 – 2021”, Qyteti i Shkupit ka vendosur plane ambicioze që duhet që të zbatohen në dy vitet e ardhshme. Bashkë me rritjen e numrit të përgjithshëm të udhëtimeve me biçikleta, në dokument është përfshirë edhe mundësia që biçikletat të transportohen me automjete të transportit publik në Shkup që të vendosen stacione për marrjen me qira të biçikletave, parkim dhe servisim të biçikletave në Qendrën Transportuese.

Dhe derisa Shkupi në vitet e kaluara e ka “fjetur” mundësinë e sjelljes së sistemit për efikas për dhënien qira të biçikletave si transport publik alternativ, në shumë qytete evropiane tanimë ekzistojnë sisteme për dhënie me qira të trotineteve elektrik si alternativë e re për udhëtim të shpejtë dhe të lirë të qytetarëve në mjediset urbane. Njëkohësisht, jashtë prej vendit po bëhen edhe polemika rreth asaj nëse sistemet për dhënie me qira të biçikletave duhet që të udhëhiqen nga qytetet ose nga kompanitë private, nëse me të vërtetë dëshirojnë që këto mjete për transport të jenë pjesë e zhvillimit afatgjatë të transportit publik.

Një prej qyteteve të fundit ku është prishur partneriteti në këtë projekt mes kompanisë private dhe autoriteteve të qytetit është Krakov, ku kompania “Vavel” në fund të vitit 2019-të vendosi që të tërhiqet nga dhënia e biçikletave me qira për shkak se nuk ka pasur përfitim dhe i ka lënë qytetarët pa transport publik, edhe pse kanë nënshkruar marrëveshje vjetore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button