Tottenhami mposhti Cityn për t’ia “shuar” shpresat për titull
Tottenhami ka mposhtur 2 me 0 Manchester Cityn në xhiron e 25-të të Premier Ligës për t’ia zbehur tej mase shanset për titull në Angli.
Steven Bergwijn realizoi në debutim, ndërsa golin tjetër për ekipin e Jose Mourinhos e shënoi Heung-Min Son. Golat erdhën në minutat 63 dhe 71.
Nga minuta e 60-të, City ishte me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me të kuq të Oleksandr Zinchenkos.
Në tabelë, City është i dyti me 51 pikë, plot 22 më pak se lideri Liverpool. Tottenhami është i pesti me 37.