Gjithçka që do të ndiqni gjatë 5 netëve të Sanremo 2020
Në vazhdim ju sjellim një guidë të plotë të festivalit me programin e çdo mbrëmje, të ftuarit, duetet e së enjtes dhe prezantueset, mes te cilave është edhe Alketa Vejsiu.
E martë, 4 shkurt
Prezantuese
Rula Jebreal, Diletta Leotta
Në garë
Mbrëmjen e parë do të jenë në garë 12 nga 24 këngëtarët pjesëmarrës që do të vlerësohen nga juria profesionale. Në përfundim të mbrëmjes do të nxirret klasifikimi paraprak.
Katër nga tetë propozimet e reja do të sfidohen në çift në një përballje të drejtëpërdrejtë dhe do të votohen nga juria profesioniste. Vetëm dy pjesëmarrës do të vazhdojnë garën në mbrëmjen e së enjtes.
Të ftuar
Fiorello dhe Tiziano Ferro.
Trupa e aktorëve të filmit të ri të Gabriele Muccino, Gli anni più belli: Pierfrancesco Favino, Micaela Ramazzotti, Kim Rossi Stuart, Claudio Santamaria dhe Emma Marrone që do të performojë për të festuar dhjetë vitet e saj në karrierën si këngëtare.
E mërkurë, 5 shkurt
Prezantuese
Sabrina Salerno, Emma D’Aquino dhe Laura Chimenti
Në garë
Do të ngjiten në skenën e teatrit Ariston dymbëdhjetë artistët e kategorisë Big. Do të votojë juria profesioniste dhe në fund të mbrëmjes do të zbulohet renditja me 12 këngëtarët që do t’u bashkohen emrave të rinj.
Katër propozimet e reja do të sfidojnë njëri-tjetrin në dy përballje dhe vetëm dy prej tyre do të vazhdojnë fazën tjetër.
Të ftuar
Tiziano Ferro dhe Fiorello.
Do të rikthehen në skenën e Ariston, grupi i mirënjohur Ricchi & Poveri.
E enjte, 6 shkurt
Prezantuese
Georgina Rodriguez, Alketa Vejsiu
Në garë
Në këtë mbrëmje 24 këngëtarët big në garë do të këndojnë këngë nga Sanremo në vite, të vetëm ose në duet me emra të njohur të muzikës italiane.
Do të votojnë muzikantët e Orkestrës së Sanremos. Votat do të mblidhen me totalin e pikëve që do të përcaktojnë klasifikimin final.
Të ftuar
Tiziano Ferro, mysafir në të gjitha netët e festivalit, do të këndojë në duet me Massimo Ranieri vargjet e Perdere l’amore.
Të ftuar nga arena ndërkombëtare do të jenë Mika dhe Lewis Capaldi, si edhe aktori italian Roberto Benigni.
E premte, 7 shkurt
Prezantuese
Antonella Clerici, Francesca Sofia Novello
Në garë
Mbrëmja e gjysmëfinales do të nisë me propozimet e reja. Katër artistët e mbetur në garë do të sfidojnë njëri-tjetrin në një përballje dhe vetëm dy prej tyre do të vazhdojnë garën.
Ata do të vlerësohen nga juria profesioniste, nga juria e shtypit, televizionit, radios, web-it dhe televotimi.
Dy artistët e rinj të mbetur në garë do të sfidojnë njëri-tjetrin në një përballje dhe do të vlerësohen nga të gjitha juritë që do të zbulojnë fituesin e propozimeve të reja të Sanremo 2020.
Të ftuar
Fiorello dhe Tiziano Ferro.
Nga emrat e muzikës italiane të do të jetë Johnny Dorelli, ndërsa nga muzika ndërkombëtare shqiptarja Dua Lipa dhe Ghali.
E shtunë, 8 shkurt
Prezantuese
Mara Venier, Diletta Leotta, Sabrina Salerno, Francesca Sofia Novello
Në garë
Do të ngjiten në skenën e teatrit Ariston këngëtarët big që do të votohen nga juria profesioniste, juria e shtypit, televizionit, radios, web-it dhe televotimi. Votimet e mbledhura do u bashkohen atyre të mbrëmjeve të kaluara për të përcaktuar renditjen përfundimtare.
Tre artistët e parë në renditje do të këndojnë edhe një herë dhe do të votohen nga të gjitha juritë. Votimi i kësaj radhe do të shpallë fituesin e Festivalit të Sanremo 2020.
Të ftuar
Trupa e aktorëve të filmit të Fausto Brizzi, La mia banda suona il pop, si Christian De Sica, Diego Abatantuono, Massimo Ghini, Paolo Rossi dhe Donatella Finocchiaro.
Një tjetër i ftuar do të jetë edhe Vittorio Grigolo.
SKENOGRAFIA E FESTIVALIT TË SANREMO 2020
Këtë vit është rikthyer për të realizuar skenën e festivalit i madhi Gaetano Castelli, i cili prej vitesh realizon skenografinë e Këngës Magjike.