De Biasi: Vij në Shqipëri sërish nëse kam ftesë
Ish trajneri i kombëtares Gianni De Biasi është ndalur të rikujtoje edhe njëherë gjithçka mund të përmirësonte ne përzgjedhjet e tij për Europianin e 2016 e ndër të tjera foli për marrëdhënien e tij e ata që mund të kenë mbetur të pakënaqur nga lista e futbollistëve që përfaqësuan ngjyrat kuq e zi ne Francë, transmeton TopChannel.
Nëse Duka iu telefonin do iu thotë se do largoj Rejën dhe duhet të ktheheni serish ju, si do përgjigjeshit?
“Pyetje e bukur. Nuk mendoj se presidenti do e bënte këtë me Rejen të cilit i uroj me shpirt të bëjë mirë me Shqipërinë, gjithsesi unë i kam gjithmonë krahët dhe derën e hapur për Shqipërinë”, shprehet De Biasi.
“Kam ikur për të mos marrë të tilla vendime. Janë dy portier shumë të zotë. Unë do zgjidhja në bazë të performancës aktuale, cili është më në formë luan rregullisht dhe po ndihmon klubin e tij”, tha ai.
Partizani është klubi që këtë sezon ka zgjedhur 2 herë trajner Italian në krye, ju cilin do zgjidhnit?
“Unë nuk jam as presidenti dhe as drejtori i Partizanit, nëse do isha drejtor i përgjithshëm do vendosja mes Lerdës e Sormanit por duke pasur parasysh që drejtor është Olsi atëherë është i vështirë ky post për mua”, shton ai.