Ligji për Prokurori Publike pritet të hyjë në procedurë kuvendore, nesër debat publik

Ligji për Prokurori Publike këtë javë pritet që të hyjë në procedurë kuvendore, ndërkaq pas takimit të pasuksesshëm të grupeve punuese të partive LSDM dhe VMRO-DPMNE, do të tentohet që nëpërmjet debatit publik nesër do ta organizojë Komisioni Parlamentar për Sistem Politik, t’i tejkalojnë dallimet, njofton Portalb.mk.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski dje tha se propozim-ligji shumë shpejtë do të dorëzohet në Kuvend.

“Mendoj se pikërisht tani është momenti që të gjitha partitë politike, të gjithë përfaqësuesit e popullit në Kuvend të mbajnë përgjegjësinë e tyre, për shkak të asaj që nga njëra anë të gjithë bashkë kemi përgjegjësinë se çka do të bëjmë për të ardhmen e shtetit në rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e dyta, se çka do të bëjmë të gjithë bashkë për drejtësinë”, deklaroi Spasovski.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, paraprakisht theksoi se nëse nuk arrin marrëveshje me opozitën, do të tentojë të sigurojë shumicë prej dy të tretave, duke pasur shpresë te tetë deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër 8-të deputetët kërkuan që procesi të jetë gjithëpërfshirës dhe ta shohin propozim-ligjin.

Mickoski në konferencë për shtyp tha se është i gatshëm për bisedime, por nuk do të bëjë kompromis për Ligjin për Prokurori Publike, të cilin e vlerësoi si propozim me të cilin duhet që të amnistohet krimi i pushtetit aktual.

Zaev reagoi ndaj deklaratës së Mickoskit, duke thënë se ligji është në koordinim me SHBA-në dhe BE-në. Grupet punuese të të partive, sot do të realizojnë takim të ri në Kuvend, në të cilin do të ftohen të gjitha grupet e deputetëve.

Bisedimet vazhduan me grupet punuese partiake, megjithatë ende nuk ka një marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës.

Ndryshe, erokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhejli, gjatë vizitës në Shkup apeloi që sa më shpejtë të afrohen qëndrimet për Ligjin për Prokurori Publike dhe porositi se duhet që t’i jepet prioritet atij ligji.

Siç tha Varhejli, nëse partitë arrijnë pajtueshmëri, sipas tij, ajo do të jetë sinjal i mirë deri te vendet-anëtare për gatishmërinë e shtetit për të plotësuar atë që kërkohet prej saj.

Ligjin për prokurori publike, me të cilin do të zgjidhet edhe problemi pas ndërprerjes së mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, si prioritet e ka përmendur edhe ambasadori i Francës në Shkup, Kristijan Timonie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button