Shpëtimi për Ligjin për Prokurori Publike kërkohet te 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE

Është hedhur poshtë mundësia që të takohen liderët e LSDM-së pushtetare, Zoran Zaev dhe asaj opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, njofton Portalb.mk.

Micksoki, dje tha se nuk dëshiron që të shihet me Zaevin derisa nuk ka rezultate konkrete nga grupet punuese, sot edhe lideri i LSDM-së, është pesimist për t’u takuar me liderin e opozitës.

“Unë jam i gatshëm për gjithçka, por dukshëm nuk dëshiron që të gjendet zgjidhje”, tha Zaev.

Ai deklaroi se deklarata e Mickoskit e kthen në qëllimin për miratim të përbashkët të ligjit dhe për atë këtë javë do të tentojë të sigurojë shumicë prej dy të tretave për Ligjin nëpërmjet bisedës me 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE, pasi që të njëjtët i miratuan ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit, gjegjësisht Marrëveshjen e Prespës.

“Po, do të tentoj fillimisht me tetë deputetët dhe do të bisedoj me ata. Ata ndjejnë përgjegjësi pas iqë votuan për NATO dhe BE. Por, përgjegjësia te politikanët nga partitë më të mëdha politike është më e madhe. Jemi të gatshëm për fleksibilitet serioze derisa ajo zgjidhje ligjore nuk do t’i kalojë vijat e kuqe të cilat i lejon rregullativa evropiane, gjegjësisht gjithçka që është në korniza të mbështetjes së BE-së dhe gjyqësorin evropian. Dhe ajo është që politikanët të mos i “radhisin” prokurorët”, tha Zaev.

Dje Mickoski e refuzoi ofertën e pushtetit dhe tha se teksti më i ri i ligjit i cili është dorëzuar deri tek ata paraqet ligj i cili në të ardhmen do ta mbrojë krimin e LSDM-së.

“nëse duhet të mbahet takim vetëm sa për t’u mbajtur unë nuk kam qëllim që ta humb kohën e Zaevit e as të qytetarëve, këtu janë grupet punuese dhe do të kenë takim do të diskutojnë dhe nëse i afrojnë qëndrimet dhe atëherë më do të mund të flasim për diçka më konkretisht për takim liderësh”, tha Micksoki.

Në pyetje gazetareske, nëse të dy partitë akuzojnë se me ligj duan ta mbrojnë krimin, Zaev thotë se në fakt me miratimin e Ligjit për Prokurori Publike nuk mund të rrumbullakohet korniza ligjore që gjykatësit dhe prokurorët të punojnë lirë.

Ndryshe, erokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhejli, gjatë vizitës në Shkup apeloi që sa më shpejtë të afrohen qëndrimet për Ligjin për Prokurori Publike dhe porositi se duhet që t’i jepet prioritet atij ligji.

Nëse partitë arrijnë pajtueshmëri, sipas tij, ajo do të jetë sinjal i mirë deri te vendet-anëtare për gatishmërinë e shtetit për të plotësuar atë që kërkohet prej saj.

Ligjin për prokurori publike, me të cilin do të zgjidhet edhe problemi pas ndërprerjes së mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, si prioritet e ka përmendur edhe ambasadori i Francës në Shkup, Kristijan Timonie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button